Ish-menaxheri i Drymades Inn: Menuja u porosit nga pushuesit, tentuan të na vënë në lojë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.07.2024, 12:39

Më herët gjatë ditës, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e disa pushuesve që kishin ardhur nga SHBA-ja për të kaluar pushimet në Dhërmi.

Por darka e tyre në resortin “Drymades Inn” nuk shkoi ashtu siç e prisnin pasi mbetën të pakënaqur me menunë dhe shërbimin.

Për të hedhur dritë mbi këtë denoncim JOQ ALBANIA kërkoi një prononcim nga “Drymades Inn”, por duke qenë se ata nuk na u përgjigjën, menaxheri i restorantit gjatë kohës që ndodhi incidenti në fjalë, iu drejtua redaksisë tonë.

Ai thotë se një çift bashkëshortësh kanë bërë rezervimin për darkën për 25 persona bashkë me menunë sipas dëshirës së tyre.

Sipas ish-menaxherit, në menunë e restorantit në fjalë nuk ka fare pica dhe zotëria që po bënte rezervimin u vu në dijeni dhe pastaj zgjodhi menunë në bazë të atyre që ofroheshin pa ndërhyrjen e asnjë personi nga stafi.

“Pershendetje! E ndjej si detyrym moral dhe qytetare te shprehem dhe un qe mora Rezervimin ne Restorant. Ngjarja nuk vijon fare si ne rreshtat e j.o.q apo te personit qe e ka shkruar. E para rezervimi u be ne dreke per ne darke nga nje zoteri dhe nje zonje qe dukesin cift bashkeshortesh. ku thane jemi 25 persona, dhe un personalisht u vura menune qe te pezgjidhnin vete ata menun e tyre dhe jo personeli. (e ritjeksoj kete). zoterria zgjodhi menune e te ftuarve te tije. Stafi rrugulloje tavoninen me te kendeshme per ta per 25 persona. Gjithashtu ju njoftoj qe Restoranti nuk ben pica fare, ndryshe nga cpretendojn”

Darka është rezervuar më datë 24 Qershor, gjatë kohës që zhvillohej Europiani 2024, dhe ish-menaxheri thotë se tavolina është përgatitur bashkë me menunë sipas dëshirës dhe rezervimit të bërë.

Por në fund të darkës, ish-menaxheri është thirrur nga personat e tavolinës dhe i janë bërë ankesa e vërejtje për ushqimet e servirura për fëmijët, edhe pse ishin porositur nga personi që kishte bërë rezervimin.

Për këtë të fundit, ish-punonjësi thotë se ai nuk ndërhyri në asnjë moment për të treguar realitetin dhe faktin se ai vetë kishte porositur atë menu.

“Guzhina filloj para pergatitjen sepse ishte tavolin e madhe plus qe ajo dit esht shum e ngarkuar sepse kish ndeshje Europiani perpost kesaj nuk u ul as cilesia dhe as sherbimi. E ndoqa tavolinen vete personalisht ne distance. Kur po mbaronin me tharrasin dhe me thone qe ne kemi 6 femije perse keni ber karpaco Levreku per femije, un u them qe. Menun e tavolines e ka ber zoteria dhe jo ne, ne kemi ber cfar keni kerkuar ju. ( nderkoh zoterria rrinte i strrukur dhe nuk fliste ) “

Pasi situata agravoi, ish-menaxheri thotë se ka dërguar falas 4 pjata të mëdha me fruta te tavolina e shqiptarëve, por sërish situata nuk u qetësua.

“Pasi situaten u agravua vendosa ti dergoj 4 sallata frutash te medha nga Restoranti per ti qetesuar disi. Por perseri situata nuk u zbut. U detyrova tu them qe do paguani vetem ato qe keni konsumuar. Por ata i kishin konsumuar te gjitha.ne perjashtim te 2 gjerave te vogla qe i moren me vete paketim”

Ai është i indinjuar nga kjo situatë pasi thotë se ka emigrantë që vijnë në Shqipëri për t’u tallur dhe vënë në lojë punonjësit e shërbimit që nuk kanë emigruar si gjithë të tjerët, por vazhdojnë të shërbejnë me përpikmëri ashtu siç klienti e meriton.

Personalisht me vjen shum keq qe disa emigrantet vijne ne Shqiperi ne ket lloj forme. Un u jam shum mirnjohes Shqipetarve te ndershem qe jetojn kudo neper Bote. Por jo keture qe vijne me idene qe do na ven ne loje e do na tallin sepse ato mendojn se jan me te zhvilluar mbase dhe jane. Por do ju thoja qe; te ken rrespekt per njerzit qe punojn ketu dhe nuk kan zgjedhur te largohen nga ky vend sepse njesoj u pikon djersa si ju andej. Menaxher i Restorantit ne kohen kur kjo familje konsumoj darken”.

Edhe pas këtij incidenti ai është kontaktuar sërish nga zonja që bëri rezervimin, por “shpjegimi” s’ka shkuar ashtu siç duhet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit