Pushuesi nga SHBA vjen në Dhërmi: Tek Drymades Inn sillnin ushqim pa ia kërkuar!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.07.2024, 09:34

Një grup prej pesë familjesh shqiptare nga SHBA, të cilët kishin udhëtuar për pushime në Shqipëri, u përballën me një përvojë të cilën e cilësojnë si të pakëndshme në restorantin e Drymades Inn në Dhërmi.

“Pershendetje, shifni ca “goli” na bene ne Drymades Inn ne Dhermi. Jetoj ne USA dhe ishim ne Shqiperi per pushime per nje muaj. Ishim 5 familje, te gjithe me femije te vegjel, (mosha 3-12). Dmth 12 te rritur dhe 10 femije.”

Sipas pushuesit, menaxheri i restorantit i kishte informuar që fëmijët do të kishin një menu të veçantë që përfshinte pizza ose patate të skuqura, por kjo nuk ndodhi. "Ishte një përvojë zhgënjyese," thotë ai.

"Menaxheri na tha që do të na përgatisnin 300 gram peshk të freskët për person dhe disa appetizers. Por pasi ra dakord, kamarierët filluan të sjellin lloj-lloj pjatash nga kuzhina, përfshirë edhe për fëmijët. Çdo fëmije iu shërbye pjatë me sallatë dhe fruta deti, peshk, carpaccio, dhe kalamare të skuqura."

Ndër të tjera shton se pavarësisht kundërshtimeve të prindërve dhe kërkesave të tyre për të ndalur shërbimin e ushqimeve që fëmijët nuk i konsumonin, stafi vazhdoi të sjellë të njëjtat pjata. "I thashë menaxherit që të mos sillnin më për fëmijët, sepse ata nuk hanë këto gjëra, por ata nuk ndaluan dhe vazhduan të sillnin sallata me fruta deti për fëmijët.”

Në fund, pushuesi shprehu zhgënjimin e tij për shërbimin në Drymades Inn, duke thënë se ata nuk do të kthehen më kurrë në këtë resort. “Prandaj ai vend nuk ka per tu bere kurre. Kshu ja fusin turristve. Se aty mendojne te hane vetem per nje dite, nuk mendojne per neser. Prandaj ne kurre nuk kthehemi me te ai resort. Skandal, jo per leket, po per mashtrimin dhe qe mundohen te na bejne per budallenj. Turp Drymades Inn!”-përfundon ai.

*SHËNIM: Redaksia e JOQ tentoi të merrte një reagim zyrtar nga restoranti të cilin pushuesi ka denoncuar, por nuk mori asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli!*

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit