Bie sistemi! Qytetarët nuk aplikojnë dot për penison invaliditeti

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.06.2024, 19:04

Ashtu siç raportuam edhe dje, prej gati një jave apo edhe më shumë në zyrat e Gjendjes Civile nuk ofrohet asnjë shërbim. Shkak është bërë rënia e sistemit dhe sipas disa mesazheve të mbërritura në redaksinë tonë, situata është alarmante për një grup personash që nuk po marrin shërbim.

Por më të prekurit janë personat që bëjnë aplikim për pensionin e invaliditetit, të cilët nuk po aplikojnë dot në e-Albania, pasi sistemi nuk mund të marrë dot të dhënat nga gjendja civile.

Për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve, harxhohen miliona euro dhe sot qytetarët nuk marrin shërbimin që u takon.

Sa mund të presë një hallexhi që duhet të aplikojë me patjetër për diçka që i takon?!

Aplikimet në këtë mënyrë u propaganduan shumë nga qeveria, por e gjitha është vetëm një fasadë, pasi qytetarët po vuajnë më shumë seç vuanin kur ishin sportelet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit