“Bie shteti“, gjendja civile nuk punon prej 1 jave në gjithë vendin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.06.2024, 21:45

Prej gati një jave një skandal i vërtetë ka pushtuar të gjitha zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri.

Sipas mesazheve të shumta të mbërritura në redaksinë tonë, mësohet se situata është alarmante pasi asnjë qytetar nuk mbaron dot punë pranë sporteleve të këtyre zyrave. Bëhet fjalë kryesisht për ata persona që dëshërojnë të martohen, të regjistrojnë lindjen e fëmijevë apo të çregjistrojnë familjarët që kanë ndërruar jetë.

Por prej gati një jave të gjitha këto shërbime nuk ofrohen dhe e vetmja përgjigje që jep stafi është se nuk ka sistem. Eksperiencën e tyre të keqe me Gjendjen Civile e kanë treguar mjaft mirë dy qytetarë të cilët kanë shkruar pranë redaksisë sonë. Mesazhet e tyre i gjeni në vijim:

Qytetarja e parë:

Pershendetje JOQ, sot me te fejuarin kishim bere ne plan prej disa muajsh te martoheshim ne gjendjen civile numer 9 ne qender te Tiranes. Kishim bere shpalljen sipas procedurave, cdo gje ne korrektesine maksimale nga ana jone si qytetare te Tiranes. Shkuam qe ne oren 08:30 te mengjesit dhe u pritem nga nje fjali standarte (qe nuk e dinim qe do e degjonim rreth 40 here sot): “NUK KA SISTEM PREJ 1 JAVE!” Pritem deri ne oren 14:00, pra 6 ore, me shpresen “naive” qe jo i gjithe shteti shqiptar mund te varet nga nje sistem, dhe u shprehem vazhdimisht tek specialistet qe duhet te kete nje protokoll emergjence procedura manuale qe e zevendesojne “sistemin”. Pame qytetare qe donin te regjistronin beba te porsalindur e disa qe donin te cregjistronin familjare qe kishin nderruar jete, e qe percilleshin me nje “nuk ka sistem”, pa e bere asnjehere refresh faqen. Gjendja eshte e tille ne cdo gjendje civile ne te gjithe territorin shqiptar, specialistet rrinin kembe permbi kembe, thonin “nuk ka sistem” me nje gezim te fshehte qe nuk do te punonin, e per me teper ne situate emergjente administratori ishte me pushime. Praktikisht shteti shqiptar ka pezulluar cdo gje sepse “nuk ka sistem”. Eshte ironike sa strikt jemi kur vjen fjala per te mos punuar dhe per te mos gjetur zgjidhje. Faleminderit!

Qytetari i dytë:

Pershendeje JOQ. Dua te bej nje ankese/pyetje ne lidhje me sistemin e gjendjes civile. Kam ardhur nga Berlini drejt Tiranes me leje kalimi per femije te porsalindur per ti bere pashaporte emergjente dhe ka dite qe sistemi nuk punon. Kam ngecur te procedura e regjistrimit sepse gjendja civile nuk punon ne te gjithe Shqiperin qe prej te henes mesa di une. Ngela te njesia e bashkise duke pyetur cdo dite nga tre here dhe nuk po i japin zgjidhje problemit. Sot mu dogj bileta dhe femija tjeter qe kam lene ne Gjermani eshte 2 vjeç . Nderkohe une nuk marr zgjidhje te problemit aktual qe ka perfshire prej dites gjithe vendin dhe eshte nje problem madhor qe nuk e degjoj/lexoj ne asnje portal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit