JOQ e denoncoi, mjeku Mond Gashi nën hetim për drekën te liqeni i Kasharit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2024, 08:32

Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi është proceduar në gjendje të lirë pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" të caktuar nga Gjykata e Tiranës pas skandalit të zbuluar pak ditë më parë.

Ky hetim vjen pasi JOQ ALBANIA denoncoi mjekun se pas seancës gjyqësore po hante drekë në një lokal në fshatin Kus të Kasharit.

Pas këtij denoncimi, policia ka shkuar në lokalin në fjalë por Gashi nuk është gjetur aty por në banesë e tij.

Pas hapjes së kamerat të sigurisë, blutë kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokalit duke drekuar, pak orë pasi Gjykata e la në “arrest shtëpie”.

Pas seancës gjyqësore, Mond Gashi u largua fshehurazi pasi nga Gjykata e Tiranës nuk ka pasur në drejtim të policisë asnjë shkresë për shoqërimin e tij nga banesa për në sallën e gjyqit.

Gashi duke “përfituar” nga hapja e derës nga një punonjëse, e cila përdoret nga gjyqtarë e prokurorë për të dal nga gjykata, ka dal jashtë me vrap i pashoqëruar nga askush.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit