“Buldozieri” nuk rri as në arrest shtëpie, pas daljes nga Gjykata ha drekë tek liqeni i Kasharit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.06.2024, 16:01

Burime për JOQ Albania mësojnë së fundmi së mjeku Edmond Gashi, i cili u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi iku me vrap nga Gjykata ka shkuar të drekojë në një restorant në liqenin e Kasharit.

Ai ka qenë në shoqërinë e tre personave të tjerë, të cilët kujdeseshin në zonë që të mos kishte asnjë person të dyshimtë afër me frikën se mos e fotografonin.

Burime për JOQ bëjnë me dije se mjeku po drekon në restorantin që është ngjitur me liqenin, duke mos e zbatuar aspak masën e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit