Verën e kaluar JOQ ALBANIA denoncoi zaptimin e bregdetit në Borsh me karrige e tavolina nga një biznes aty pranë.
Por pavarësisht nisjes së sezonit të ri turistik dhe shqetësimeve të pushuesve për këtë zaptim të plazhit, gjërat nuk kanë ndryshuar.
Biznesi në fjalë ka vendosur sërish tavolina dhe karrige deri në det. Një pushues, në një denoncim për JOQ ALBANIA ka treguar se karriget dhe tavolinat deri në det po bëhen problem si për bizneset mes njëri-tjetrit, por edhe për turistët.
Ai kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të organeve ligjzbatuese që kjo makutrëri të marrë fund sa më parë.
Denoncimi i qytetarit:
JOQ pershendetje. Po ju dergoj nje video dhe disa foto per te treguar makuterine qe po ndodh cdo vit ne Borsh. Ky biznes dhe disa te tjere jane bere problem çdo vit per makuterine e tyre. I ka shtrire tavolinat deri ne det, duke u bere problem dhe shkas per sherr mes turisteve. Kjo gje po ndodh çdo vit. Te njejtin denoncim eshte bere dhe vitin e kaluar tek ju. Ju lutem postojeni qe ta shikojne organet ligh zbatuese Ju lutem anonim