Borsh/ Pas zaptimit me çadra dhe shezlongë, bizneset zgjerojnë lokalet deri në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.07.2023, 22:25

Të gjesh një plazh publik në bregdetin shqiptar është kthyer në një mision të pamundur pasi privati ka zaptuar çdo hapësirë të mundshme.

Por nëse deri më sot bregdeti mbushej plot me çadra e shezlongë, tani gjërat duket se kanë ndryshuar.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se në plazhin e Borshit lakmia e bizneseve ka shkuar deri në atë pikë sa ata kanë zaptuar bregdetin jo vetëm me çadra e shezlonge por edhe me karrige e tavolina lokali.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si karrige dhe tavolina, druri e plastike janë vendosur mu në breg të detit, aty ku pushuesit supozohet të shijojnë ujin e kristaltë të Borshit.

Mesa duket tani bregdeti po kthehet në taverna nga bizneset që nuk dinë të ngopen me zaptimin e çdo hapësire me qëllimin e vetëm, përfitimin financiar.

Nuk dihet nëse bizneset që kanë vendosur karriget dhe tavolinat pothuajse në det kanë marrë leje për diçka të tillë. Por edhe nëse kanë një leje të tillë kjo do ishte diçka jo normale, pasi tregon qartë babëzinë e tyre për të shkatërruar çdo bukuri natyrore për interesat e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq albania. Doja qe ti postoni keto foto per te treguar tealitetin qe po mdodh ne plazhin e borshit. Makuteria e pronareve te bizneseve shkon deri aty sa qe zapton te gjithe hapsiren publike duke zgjeruar lokalin deri ne dete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit