Vjedhjet që zyrtarët e lartë të shtetit bëjnë nëpërmjet tenderave me fondet publike janë të shumta, por për t’i kamufuluar këto vjedhje dhe shpëtuar hetimeve, ata punësojnë tek kompanitë “fituese” të afërmit e tyre.
Një rast i ngjashëm është ai i babait të Alqi Bllakos, i cili edhe pse ishte i punësuar tek inceneratorët, nuk iu shpëtoi dot hetimeve të SPAK.
Ndërkohë që një tjetër rast, më flagranti që dëshmon se si biznesmenë të ndryshëm kanë shpërblyer me miliona para të afërm të zyrtarëve të lartë shtetërore, pasi ata iu kanë firmosur tendera e koncesione me vlera miliona euro, është ai i Nazife Bellos.
Kjo e fundit është nëna e Shpresa Bellos, e cila ka mbajtur funksione të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i ka dhënë koncesionin 130 MLN € të Laboratorëve, Janis Karathanos, i cili dyshohet të jetë një ndër njerëzit e besuar të Klodian Allajbeut dhe përmes tij e Sokol Ramizit, është personi që qëndron pas dy koncesioneve, atë të Laboratorëve dhe Hemodializës me vlerë 80,3 MLN €.

Shpresa Bello
Përpos kësaj, Shpresa Bello duke mbajtur postin e Drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se ka favorizuar përmes të besuarve të saj, Klodian Allajbeun.
Mamaja e Shpresës, Nazifja është në prag pensioni… çuditërisht ajo ka patur një page 1 MLN Lekë në muaj nga kompania Pegasus, por papritur paga e saj ka shkuar 30 MLN Lekë në muaj.
SKEMA
Nazife Bello është ish-drejtuese në letra e kompanisë PEGASUS e cila ka si drejtues aktual oligarkun Janis Karathanos dhe është kompania fituese e koncesionit të Laboratorëve me vlerë 130 MLN Euro. Nazifja rezulton me pagë mujore 30 MLN Lekë në muaj si analiste menaxhimi në këtë kompani.
Nazifja, në këtë rast është “seksere” e lidhjeve shtetërore të vajzës së saj Shpresa Bellos si drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe lidhjeve oligarkike me Allajbeun dhe Karathanon. Një pjesë e rrogës së saj në kompaninë e Karathanos (30 MLN LEKË) është dhënë si shpërblim për punën e të bijës që bëri që oligarku me fije greke të fitonte koncesionin 130 MLN €.

Janis Karathanos
Drejtoresha në shtet Shpresa, ka qenë pjesë e grupit të punës që vlerësoi dhënien e koncesionit të Laboratërëve për vetë kompaninë e nënës së saj që ia kanë kaluar Karathanosit.
Në kallëzimin e depozituar në SPAK, ndaj Klodian Allajbeut, ku të kallëzuar janë po ashtu Janis Karathano, si dhe zyrtarja Shpresa Bello, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe një numër i lartë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh, thuhet:
“Përmes këtij kamuflimi, dyshohet se Janis Karathano ka paguar një pjesë së tarifës së korrupsionit në këmbim të koncesionit të paligjshëm, I cili ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit dhe ka përvetësuar paratë publike”.
Të njëjtën skemë ku familjarët përdoren për të fshehur “dhuratat” e fituesve të tenderave për ata që mundësuan që lekët e shqiptarëve të përfundojnë në shërbime mjekësore që nuk i marrin kurrë apo inceneratorë që nuk ekzistojnë, kanë përdorur edhe zyrtarë të tjerë të denoncuar edhe nga JOQ ALBANIA.