SKANDALI/ E ëma e ish-drejtoreshës së MSH paguhet 30 MLN nga koncesionari i laboratorëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.12.2021, 23:39

Skandalet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar u bënë publike nëpërmjet databazës së rrogave, pasi u mor vesh se kryebashkiakë e ministra kishin këshilltarë persona të estradës shqiptare dhe i paguanin rreth 2 MLN Lekë muaji me taksat tona, pasi u pa se disniveli i pagave midis kompanive të të njëjtit objekt veprimtarie ishte i frikshëm, pasi pamë gazetarë që paguheshin miliona dhe zyrtarë të lartë me rrogë sa Neymar, mbase ju ka humbur diçka...

Mbase skandali që zë vendin e parë në Shëndetësi (pasi u zbulua se analisti nga Kosova Baton Haxhiu paguhej 18 MLN Lekë në muaj si Drejtor Marketingu i Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut), është ai i nënës së ish-drejtoreshës së Farmaceutikës në MSH, Shpresa Bellos.

Mamaja e ish-drejtoreshës, Nafize Bello, është ish-drejtuese në letra e kompanisë PEGASUS, me drejtues aktual Janis Karathanos, kompania fituese e koncesionit të laboratorëve me vlerë 100 MLN Euro dhe në këtë databazë rezulton me pagë mujore 30 MLN Lekë në muaj si analiste menaxhimi. Kjo pasi vajza e saj, Shpresa Bello ka pjesë e grupit të punës që vlerësoi dhënien e koncesionit për vetë kompaninë e nënës së saj që ia kanë kaluar Karathanosit.

Kompania Pegasus e Bellove ka fituar ndër vite, jo vetëm një koncesion, por tendera të pafundmë nga Ministria e Shëndetësisë. Se cili është kontributi i Bellos në ish-kompaninë e saj të favorizuar nga shteti për fitimin e prokurimeve publike, koncesionit e shumë përfitime të tjera, është i paqartë, teksa paga e saj renditet në 15 më të lartat në vend, popullit të thjeshtë i bie pyetja: A paguhet kjo pensioniste me paratë e taksave tona drejtpërdrejt nga paratë publike?!

Këto përfitime të shpjeguara në një fjali janë vetëm maja e ajsbergut të miliardave që kjo kompani ka fituar, disa prej tyre të shpjeguara në disa artikuj të JOQ Albania.

Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit