JOQ e denoncoi/ Zbulohet skema nga ‘Fondi Besa’, merrnin kredi në emër të qytetarëve pa dijeni të tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2024, 16:04

Një tjetër skemë mashtrimi me kredi në kurriz të qytetarëve është zbuluar së fundmi.

Shtetasi Ledion Vrapi në bashkëpunim me noteren Majlinda Demollari, përgjegjësen e zyrës Lindita Ndroqi dhe dy oficerët e kredisë, Linda Peçi dhe Eros Aliu, kanë marrë kredi në kurriz të qytetarëve duke shfrytëzuar kartat e tyre të identitetit dhe falsifikuar firmat.

Nga hetimet ka rezultuar se Vrapi ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit shtetas nga 50 000 lekë si shpërblim. Por me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve, ai ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe janë përvetësuar nga vetë ai pas tërheqjes.

Noterja dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.

Kjo skemë mashtrimi është kryer nga institucioni financiar 'Fondi Besa' të cilin JOQ ALBANIA e ka denoncuar edhe më parë. Sipas denoncuesit, një person nga jashtë vendit dërgonte para në llogari të ndryshme 5-10 Milionë Lekë për të mos tërhequr vëmendjen e shtetit, dhe kur vinte koha për të tërhequr paratë, ky person i jepte garantit një pagesë prej 500 mijë lekësh të vjetra dhe zhdukej.

Por me 'zhdukjen' nisnin edhe problemet pasi qytetarët e përfshirë në këtë skemë zbulonin se kishin marrë kredi pa qenë vetë të pranishëm dhe pa e ditur ekzistencën e kësaj kredie.

Pas zbulimit të skemës, organizatori Ledion Vrapi, banues në Gjermani është shpallur në kërkim, ndërsa noterja Majlinda Demollari, përgjegjësja Lindita Ndroqi dhe dy oficerët e kredisë, Linda Peçi dhe Eros Aliu janë lënë në arrest shtëpie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit