Denoncimi i rëndë/ I riu shpjegon skemën: Fondi Besa më ngarkoi kredi 5 MLN Lekë, i falsifikoi firmën babait tim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.02.2022, 20:14

Një tjetër denoncim i një qytetari ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA përsa i përket mënyrës se si kompanitë e mikrokredive kryejnë manovra nga më të ndryshmet për të joshur shqiptarët e më pas për t’i ngecur në rrjetin e gjerë të zhvatjeve përmes kredive.

Këtë radhë insitucioni që sipas qytetarit denoncues e ka bërë të jetë kredi-marrës pasi kanë shtënë në dorë të dhënat e kartës së identitetit të tijën dhe të të atit, është Fondi Besa.

Ai shpjegon se gjithçka nisi rreth 3 vite më parë kur në rrethin e tij shoqëror u hap fjala se një person nga jashtë dërgonte para në llogari të ndryshme 5-10 Milionë Lekë për të mos tërhequr vëmendjen.

Personi që e kryente këtë proces i kërkonte personave që dilnin garant, një foto të ID të tyren dhe të të atit në mënyrë që të siguroheshin që nuk do i merrnin paratë. Kur vinte koha për të tërhequr paratë, ky person i shoqëruar nga një tjetër, shpjegon denoncuesi, i jepnin personit të dalë garant një pagesë prej 500 mijë lekësh të vjetra.

Këtu nis zanafilla e asaj që më pas do të rezultonte në një skemë të mirëmenduar mashtrimi nga Fondi Besa, shpjegon denoncuesi.

Skema e kompanisë doli zbuluar në momentin kur djali donte të blinte një smartphone me kredi. Kjo nuk iu mundësua pasi rezultoi që ai kishte një kredi aktive tek Fondi Besa. I riu shpjegon se pasi u interesua në zyrat e tyre, këta persona nuk i jepnin as kontratën e kredisë dhe as informacion të mëtejshëm. Ai shton se kontrata kishte emrin dhe firmën e tij dhe të të atit të falsifikuar e si garanci kishin vendosur biznese dhe paisje që i riu nuk i kishte në pronësi.

Denoncuesi shpjegon se kontratën e kredisë e ka bërë noterja në bashkëpunim me ata pa prezencën e tij dhe të të atit, gjë të cilën ajo vetë nuk e pranon.

Qytetari denoncon:

Pershendetje joq! Po ju shkruaj ne lidhje me nje mashtrim qe me eshte bere mua dhe shum personave te tjere gati para 3 vitesh.

Atehere ne rrethin tim shoqeror u hap fjala qe dikush dergonte leke nga jashte dhe dergoheshin ne llogari te ndryshme per mos te terhequr vemendje.

Personi qe na kontaktonte per te kryer kte proces na kerkonte foto te kartes identitetit tone dhe babit gjoja per siguri mos merrnim leket.

Me pas diten e terheqjes se lekve takonim kte personin me dike tjeter dhe shkonim tek bkt terhiqnim leket te cilat i merrnin keta dhe neve nga kjo perfitonim nje shum prej 500 mij lekesh te vjetera. Çdo person qe e ka ber kete ka terheq nga banka 5 deri ne 10 miljon lek te vjetra.

Me vone kur kur doja te merrja kredi per te bler 1 smartphone , me than qe kisha nje kredi pa shlyer dhe smund te merrja tjeter. U interesova dhe me rezultonte qe une kisha kredi tek Fondi Besa. U interesova tek zyrat e tyre dhe sme jepnin as informacion as kontraten e kredis pasi ishin vete te perfshir.

Kontrata kishte emrin dhe firmen time dhe te babit tim te falsifikuar dhe garanci kishin vendosur biznese dhe paisje qe une nuk i kam fare ne pronesi. Kontraten e kredis e ka bere noterja ne bashkpunim me keta pa prezencen time dhe te babit tim gje te cilen ajo vete nuk e pranon.

Nuk kemi gjetur zgjidhje me asnje vend as ne polici as nga Fondi Besa apo noteri qe na ka ber kontraten dhe kapen te gjith me terheqjen e lekve qe jan mar nga banka pasi atje i kemi terhequr ne vet. Çeshtja esht qe spo gjejm zgjidhje dhe personi qe na shoqeronte tek banka ne momentin e terheqjes se lekeve eshte zhdukur.

Do i lutesha cdo personi qe ka dijeni ose i ka ndodhur kjo gje te na thot si ka vepruar ose nje menyr qe mund te zgjidhet pasi ne nuk kemi mundesi te paguajm aq leke dhe cdo muaj leket vazhdojn e rriten. E kemi denoncuar, por deri me tani asgje nuk eshte bere, na thone qe po vazhdojne hetimet. Faleminderit!

Rikujtojmë që në vitin 2019, 7 anëtarët e stafit të Fondit BESA, përfshirë këtu edhe drejtoreshën e njërit prej filialeve të fondacionit, janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të kredive fiktive kanë përfituar 3.7 milion euro.

Në krye të skemës së mashtrimit qëndronte drejtoresha 48-vjeçare Albana Imami, drejtoreshë në njërën prej degëve të filialit të Fondit Besa. Së bashku me disa oficerë kredish, ndërmjetësues dhe sekseren Orklida Driza, ndaj të cilave janë ngritur akuzat, kishin përfituar shuma të mëdha parash.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit