Dashnor Muhaj, me detyrë shef i Sektorit të Shqiponjave, Tiranë, është një emër i njohur për redaksinë e JOQ ALBANIA.
Në gusht të vitit 2023, një biznesmen ka denoncuar në redaksinë tonë dhunën dhe terrorin e ushtruar nga Shkëlzen Metushi, asokohe shef i Shqiponjave në Tiranë dhe Dashnor Muhaj, asokohe shef i seksionit 'Shigjetat', gjatë një postoblloku pranë biznesit të tij.
Por edhe tani që është bërë shef i Shqiponjave, Muhaj vijon të ushtrojë terror edhe te vartësit e tij.
Një punonjës policie te Shqiponjat në Tiranë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problematikën me të cilën përballet ai dhe kolegët e tij.
Ai thotë se me urdhër të Muhajt, punonjësit e turnit të dytë nga 8 orë që është e përcaktuar me ligj e rregullore, duhet të punojnë 9-10 orë në ditë.
Por ky urdhër i tij ka shkaktuar shumë pakënaqësi te punonjësit e policisë pasi thonë se shefi i tyre nuk ka fare komunikim me ta dhe se sektori i Shqiponjave po degradon dita-ditës nën drejtimin e tij.
Ata i bëjnë thirrje ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që të marrê masa të menjëhershme dhe ta largojë Muhajn nga kjo detyrë, ndërsa Komisionit të Gradimit të marrë parasysh ankesat e bëra në emër të tij.
Denoncimi i policit:
Përshëndetje JOQ.Jam nje punonjes policie tek Shqiponjat e Tiranës.Po ngremë nje shqetësim tek Ju pasi ka kohe qe Shqiponjat jane kthyer ne privat nga urdherat qe jepen nga eproret .Ateher na njofton komandanti se ka dhen urdher Shefi I Sektori te Shqiponjave z.Dashnor Muhaj se turni 2 nga 8 ore qe esht koha e punës me kodin e punes te qëndrojmë 9 -10 ore duke mos u bazuar tek asnje rregullore dhe duke mos pyetur fare se kjo esht ne kundërshtim me cdo lloj kodi te pune,dhe per kujtes ky nuk esht hera e pare qe del tek faqja Juaj dhe e argumenton thot esht urdheri o Drejtorit te Tiranes ne kurriz te punonjësve.theksojm qe kur ka ardhur ky si shef Sektori I Shqiponjave ky sektor ka mar per poshte duke mos patur komunikim me ne policet po ky ska komunikim as me komandantet.i bejm thirrje z.Balla te mar Masa ta largojë pasi situata mund te percipitoje edhe me keq nqs ky vazhdon tek ky sektor me urdherat e kundraligjshem qe jep jep pas here .I bejm thirrje dhe komisionit te gradimit meqe konkuro dhe per grade ti shikoje kto gjera pasi ka dhe ankesa te tjera per kte personazh. Flm.
Justifikohet me urdherat qe jep qe ka then drejtori. Po dhe drejtori s'mund te bejn karrier ne kundërshtim te kodit punes me punonjesit qe nuk paguhen