Shefat e Policisë me rroba plazhi dhunojnë biznesmenin në Tiranë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.08.2023, 14:15

Një nga detyrat themelore të Policisë së Shtetit shqiptar është mbrojtja e qytetarëve dhe të dhënit atyre garanci se shteti është krah tyre sa herë të kenë nevojë kundër krimit e eksponentëve të tij.

Natyrisht populli ka besim se policia është gjithmonë në shërbim të tij dhe kështu duhet të jetë. Por pavarësisht se pjesa dërrmuese e policisë shqiptare janë njerëz me integritet e përpiqen me sa munden të jenë në shërbim të ligjit, ka edhe nga ato "dele të zeza" të cilat jo vetëm prishin imazhin e policisë por dëmtojnë edhe besimin e popullit tek policia.

Shpresojmë që Ministri i ri i Brendshëm të lexojë këtë artikull dhe të reformojë këto reparte të policisë në të cilat ka individë të caktuar që vazhdimisht përdhosin uniformën e policisë për të kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Por çfarë ka ndodhur?

Një administrator i një biznesi në Tiranë ka rrëfyer për JOQ një episod dhune të ndodhur në datën 19 gusht në orën 01:10 pas mesnatës para lokalit të tij. Ai thotë se para biznesit të tij u parkuan në post-bllok 7 makina policie dhe 4 motorë të grupit Shigjetat.

Biznesmeni ka dalë dhe ka shkuar për t’i pyetur se çfarë ka ndodhur, pasi një prezencë e tillë policore i ka trembur klientët. Por pas kësaj, disa shefa policie të seksionit të Shigjetave dhe Shqiponjave si Shkëlzen Metushi dhe Dashnor Muhaj i janë përgjigjur në mënyrë të ashpër. Biznesmeni i gjendur në këto kushte ka nxjerrë telefonin për të filmuar ngjarjen, veprim ky që i ka irrituar së tepërmi policët.

Ata si pasojë i kanë marrë telefonin dhe janë futur në brendësi të tij pa autorizim nga gjykata apo ndonjë mandat dhe i kanë fshirë disa video të bëra prej tij. Përveç kësaj biznesmeni denoncon se ata e kanë shoqëruar atë në komisariat dhe gjatë rrugës e kanë dhunuar me pranga në duar. Por në dëshminë e bërë prej tyre policët në fjalë kanë dëshmuar se e kanë shoqëruar për shkak të mungesës së mjetit të identifikimit.

Iniciator i kësaj skene të shëmtuar për imazhin e Policisë së Shtetit sipas biznesmenit, është shefi i seksionit “Shigjetat” Shkëlzen Metushi.

Biznesmeni, akuzon shefin e “Shqiponjave”, Dashnor Muhajn se ka detyruar punonjësit të shkruajnë raport të rremë. Nga burime për JOQ mësohet se biznesmeni ka dhënë dëshminë e tij para OPGJ dhe ka bërë kallëzim për sjelljen dhe dhunën e këtyre efektivëve të Policisë së Shtetit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, tashmë nën drejtimin e ish-Drejtorit Madhor të Policisë, Ardi Veliu. Raportohet se kjo agjenci si dhe Prokuroria e Rrethit Tiranë kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Pavarësisht tentativës së efektivëve të Policisë së Shtetit për të fshirë provat e dokumentuara, efektivë të cilët e harrojnë shpesh që paguhen nga taksat e qytetarëve, nuk e kanë çuar deri në fund qëllimin e tyre për të zhdukur të gjitha videot. Disa pamjet filmike vazhdojnë të jenë ekzistente në telefonin celular të biznesmenit nga Tirana dhe sipas tij do të bëhen publike në vijim.

Biznesmeni për JOQ

“Përshëndetje JOQ. Unë jam një administrator biznesi. Në datë 19 gusht në orën 01:10 pas mesnatës, para biznesit tim u mblodhën 10 makina policie dhe 4 motorë të shigjetave. Unë dola jashtë dhe kërkova të flas me shefin. Shkova pyeta shefin nëse ka problem sepse po më prishnin imazhin e biznesit dhe tha nuk të jap llogari ty dhe unë i thashë qe nga taksat e mia paguheni.

Me pas doli nga makina shefi i qarkullimit dhe tha se jo nuk kemi bere postbllok, por tani do kontrollohesh. U kontrollova dhe më pas nxora telefonin te bej video qe ta kem unë si fakt dhe aty me pas shefi i shigjetave zoti Shkëlqim Metushi me kap telefonin nga dora pa te drejtë pastaj me kontrolluan me vunë prangat dhe shefi i shqiponjave Dashnor Muhaj me shoqëron ne komisariat.

Aty Muhaj bën punonjësit e tij te shkruajnë raport te rreme dhe nuk e di për çfarë ai raport. Zoti Shkëlqim i dha telefonin dy policeve te tjerë dhe fshinë videot nga telefoni im. Do te bej kallëzim ne prokurori për këto shefa sepse nuk ka lidhje me policinë e shteti qe duam sepse nuk merren me krimet qe bëhen ne Shqipëri po merren me administratorin e një biznesi i cili paguan taksa.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria nga Vlora
    Zotëria nga Vlora, i cili shpëtoi nga mbytja vajzën e mitur nga Kosova. Ai u hodh me shpejtësi në det, bashkë me rroba për të shpëtuar të miturën që e kishin marrë dallgët.
    Vajza nga Gjakova
    Vajza nga Gjakova, e cila ndaloi makinën në mes të rrugës, për të ndihmuar të moshuarën që mezi po kalonte në vijat e bardha. Ajo i erdhi në ndihmë të moshuarës, derisa kjo e fundit kaloi rrugën.
    I riu nga Librazhdi
    I riu nga Librazhdi, i cili gjeti çantëm me tre mijë euro në rrugë dhe vendosi që ta dorëzonte. Ai e postoi çantën e gjetur në platformën që ka krijuar JOQ dhe prej aty u bë e mundur që çanta të dorëzohej tek i zoti.
    I riu në Gjirin e Lalzit
    I riu në Gjirin e Lalzit, i cili u kujdes për të miturin që kishte humbur në bregdet. I mituri, nuk dinte ku kishte familjen dhe i riu qëndroi me të derisa u bë i mundur gjetja e familjes së tij.
    Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni
    Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni, i cili ofroi bukë falas për të gjithë të prekurit nga tërmeti që u regjistrua në fillim të gushtit atje.
    Anxhelo Cara
    Anxhelo Cara, 19 vjeçari shqiptar, i cili, shpëtoi nga mbytja një vajzë në itali, por fatkeqësisht u mbyt vetë. Sipas mediave italiane, i riu i cili ishte nën shoqërinë e miqve të tjerë, po kthehej në breg pasi ishte zhytur në det, kur ishte ndalur për të ndihmuar një vajzë në vështirësi për shkak të dallgëve. E reja doli në breg, por ai nuk arriti dot.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit