Pas publikimit në JOQ, agjencia kërkon t’i kthejë qytetares 8700€ e pushimeve në Dubai

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.01.2024, 12:40

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetareje për një agjenci turistike që i kishte anuluar pushimet në Dubai dy ditë para nisjes.

Qytetarja tha se në agjencinë “Sky_travelandtours” kishte rezervuar dhe paguar 8700 euro për pushimet në Dubai nga data 27 Dhjetor deri më 3 Janar. Por dy ditë para nisjes së pushimeve, agjencia kishte anuluar fluturimin duke u justifikuar me vizën dhe tejmbushjen e avionit të WizzAir drejt Abu Dhabit.

Por kur qytetarja kërkoi paratë nga agjencia, ata nuk i kthyen përgjigje telefonatave apo mesazheve të saj. Por pas postimit në JOQ ALBANIA, agjencia në fjalë ka reflektuar dhe i ka premtuar qytetares kthimin e parave.

Madje qytetarja thotë se agjencia e ka telefonuar dhjetëra herë duke kërkuar sqarimin e situatës, por ajo nuk iu është përgjigjur thirrjeve të tyre, ashtu siç bënë ata kur ajo kishte nevojë për shpjegim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit