“Pagova 8700€ për fluturimin në Dubai, agjencia në Tiranë e anuloi dy ditë para nisjes”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.01.2024, 12:06

Dubai është një prej destinacioneve më të preferuar për festat e fundvitit si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt.

Por një qytetare që kishte planifikuar pushimet në Dubai bashkë me familjen dhe të afërmit, thotë se agjencia me të cilën do shkonin iu ka anuluar fluturimin dy ditë para nisjes.

Qytetarja thotë se ka kontaktuar me “Sky_travelandtours” për udhëtimin nga Tirana në Abu Dhabi në data 27 Dhjetor-3 Janar.

Ajo thotë se ka bërë pagesën 8700€ për 9 persona ka marrë edhe biletat, por dy ditë para nisjes agjencia e ka njoftuar se vizat nuk kanë dalë dhe udhëtimi nuk do bëhet.

Qytetarja thotë se pagesën e ka bërë me Western Union, por agjencia në fjalë ende nuk i ka kthyer paratë dhe as nuk iu ka caktuar një datë tjetër për udhëtimin.

Ndërkohë agjencia thotë se anulimi i fluturimit drejt këtij destinacioni është për shkak të kompanisë ajrore “Wizz Air” që ka prerë më shumë se 50 bileta mbi kapacitetin që ka avioni për këtë fluturim.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje si mund te me ndihmoni une kam nje problem me kete agjensi

Ne kishim rezervuar një udhëtim për Vitin e Ri për 9 persona në Dubai, dy ditë para fluturimit na thirrën se nuk mund të udhëtonim, fluturimi u anulua.

Tani nuk mund t’i marrim ata që të na kthejnë paratë ose të ricaktojnë fluturimin tonë për një datë tjetër, kjo nuk është e mundur, kemi paguar 8000 € për 9 persona. *8700€

Shpresoj qe mund te na reguloni problemin tonë me kete agenci

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit