Çmimi i naftës në bursë arrin 76 $/fuçi, shqiptarët e blejnë 195-200 lekë/litri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2023, 14:08

JOQ ALBANIA pak ditë më parë denoncoi rritjen abuzive dhe të paparalajmëruar të çmimit të karburanteve.

Kjo rritje sipas ekspertëve erdhi për shkak të uljes së prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+.

Por tani gjërat kanë ndryshuar pasi në bursat ndërkombëtare çmimi i hidrokarbureve është në ulje.

Ditën e sotme, datë 6 Dhjetor, çmimi i naftës ka pësuar ulje të madhe dhe një fuçi shitet 76 dollarë.

Por pavarësisht kësaj ulje, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 195-200 lekë litrin e naftës, ndërkohë që duhet ta paguanin vetëm 175 lekë/litër nëse karburantet do mbështeteshin te bursa ndërkombëtare ashtu siç thuhet se bëjnë.

Shqiptarët prej disa muajsh po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve dhe askush s’po merr masa që një abuzim i tillë të ndalet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit