Edi Rama flet si kryeministër i Serbisë: Do ketë saksione për Kosovën

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 13.06.2023, 20:15

Edi Rama duhet të ishte gati për t'u nisur me kabinetin e tij në Gjakovë për një mbledhje bashkëqeveritare me Albin Kurtin, por gjithçka u përmbys në minutën e fundit. Rama doli me urgjencë në konferencë duke njoftuar se ky takim nuk do të bëhet, pasi Albin Kurti ka mërzitur Serbinë dhe ndërkombëtarët me rezistencën e tij për mbrojtur Kushtetutën e Kosovës.

Me një fjalim në dukje sikur ishte shkruar nga dora e Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë doli për të folur për pasojat që do të ketë Kosova nëse Albin Kurti nuk tërhiqet nga rezistenca e tij. Rama thotë se para se të merrte këtë vendim ka folur me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ku duket se është dakordësuar për të qenë në krah të ndërkombëtarëve dhe jo në krah të Kosovës.

“Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsërisë, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për snaksione, por të masave shtrënguese, ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht, janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për të kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë, kam shumë frikë se plani që është në plan, realisht, shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje” – tha Rama.

Qartazi Edi Rama është distancuar tërësisht nga mbështetja e Kosovës dhe është pozicionuar në krah të kërkesave të Serbisë dhe ndërkombëtarëve. Në këtë mënyrë Rama dorëzohet totalisht për të mbrojtur shqiptarët përtej kufirit, duke i kërcënuar ata madje me saksione. Madje kryeministri nuk i përgjigj për të disatën herë pyetjes nëse do t'i kërkonte presidentit Vuçiç më shumë të drejta për shqiptarët e Preshevës.

Një shembull i rezistencës vjen nga vetë Serbia, e cila është ndër vendet e vetme të Europës që nuk është distancuar nga Rusia e cila i hapi luftë Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndonëse Vuçiç i është kërkuar nga ndërkombëtarët që të sanksionojë Rusinë duke shkëputur marrëdhëniet diplomatike dhe tregëtare, mirëpo Serbia nuk e ka bërë këtë. Në këto kushte Serbia është e aftë të mbrojë lidhjet e saj me Rusinë, ndërsa politika në Shqipëri po shkon drejt shkëputjes së marrëdhënieve me Kosovën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit