Drafti i Ramës për Asocicacionin, Kurti: T’ia çojë Vuçiçit në takim për “Open Balkan”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.06.2023, 12:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ditën e sotme ka folur lidhur me draftin e Ramës për Asocacionin. Ai ka theksuar se në radhë të parë Kushtetuta e Shqipërisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve, ndaj dhe Rama këtë propozim si fillim duhet ta bëjë për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.

Sipas tij, kur Kosova bën një hap edhe Serbia duhet të bëjë një hap në zbatimin e marrëveshjes bazike. Sakaq, i prerë ai ka thënë që atë propozim Rama duhet t’ia dërgojë Vuçiçit në takimin e radhës për “Open Balkan”

Nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draft ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Padyshim që kryeministri Ram beson që ky është një model i duhur, një model i mirë, do duhej që këtë t’ia bënte presidentit të Serbisë për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson Rama, që modeli i tij është i mirë dhe i duhur, në vend që të propozohet në Paris dhe në Berlin, t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët”, u shpreh Kurti.

Më 8 qershor, në një konferencë urgjente për mediat, kryeministri i vendit Edi Ram deklaroi se i ka dorëzuar Parisit dhe Berlinit një draft për Asociacionin në Kosovë, nisur nga situata e tensionuar në veri të vendit. Por, Kurti theksoi se nuk e ka lexuar ende draftin e propozuar nga

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit