Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në Peqin dhe i plagosur ka mbetur ish-kreu i PD-së, Diell Çela.
Autori i kësaj ngjarje është 52-vjeçari Sokol Dehima. Në fillim u dyshua se ngjarja kishte lidhje me politikën, por duket se shkaku ka një tjetër prapavijë.
Bashkëshortja e Diell Çelës si drejtoreshë e spitalit të Peqinit ka larguar nga puna gruan e Dehimës. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të lindnin konflikte dhe 52-vjeçari Dehima të merrte armën dhe të qëllonte në drejtim të Diell Çelës.
Ndërkohë bëhet e ditur se Diell Çela është kërcënuar me jetën edhe në shkurt të vitit 2016.