Tre ditë pas zgjedhjeve, kris arma në Peqin, plagoset ish-kreu i PD-së

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.05.2023, 12:19

Të shtëna me armë janë regjistruar së fundmi në Peqin. Mësohet se është plagosur Diell Çela,ish-kryetar i PD-së i cili është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, autori Sokol Dehima, është shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se Çela është ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka ndodhur për shkaqe politike, apo për probleme personale.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit