‘Lufta’ për partnerin vazhdon, Luiza Gega-Klodiana Shalës: Viktimizohesh për vëmendje, s’më bën përshtypje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2023, 17:52

Në Shqipëri, sherre, debate dhe përplasje nuk ndodhin vetëm mes politikanëve por edhe sportistevev e atleteve të njohura.

Një përplasje që po bën bujë në media dhe rrjete sociale është ajo mes Klodiana Shalës dhe Luiza Gegës. Kjo pasi Klodiana Shala deklaroi pak ditë më parë se ish-i dashuri i saj tani është në krahët e Gegës.

Menjëherë pas kësaj deklarate të bujshme ka reaguar edhe atletja Luiza Gega e cila nuk është ndjerë mirë nga fjalët e koleges. Në një prononcim për mediat, Luiza Gega ka akuzuar Klodiana Shalën për viktimizim për të tërhequr vëmendjen.

Nuk asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus tek punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të patur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit por askujt jo ti kem bërë keq, por as se kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajtje me bukë që ju ka bërë njerëzve nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit