Ish i dashuri i saj, sot është partneri i Luiza Gegës, Klodiana Shala: Vinte në shtëpinë tonë, e kam rritur vetë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.02.2023, 10:10

Klodiana Shala është një ndër atletet më të njohura në vend. Ajo e ftuar në një emision televiziv ka treguar pak nga jeta e saj personale, dhe dashurinë e saj të vjetër. Duke rrëfyer të shkuarën nga ana sentimentale, Klodiana tha se partneri me të cilin ka qëndruar për shumë kohë, sot është partneri i Luiza Gegës duke shtuar se shkëputja nga kjo marrëdhënie e ka lënduar shumë, pasi e konsideron këtë si tronditje.

“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”,– tregoi Klodiana Shala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit