Përfundon fiskalizimi/ Mbi 14 mijë biznese të vogla nuk deklarohen si aktive, qeveria e shet si sukses

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 01.02.2023, 18:55

Pas më shumë se 2 vite, ka përfunduar procesi i fiskalizimit të bizneseve. Sipas të dhënave të administratës për vitin 2022 janë fiskalizuar 104,795 tatimpagues, ku 78,012 prej tyre janë biznese të vogla dhe 26,783 janë subjekte të mëdhenj. Ky lajm u shit si një nga sukseset e radhës të cilin qeveria nxitoi ta promovojë fuqishëm.

Por qeveria nuk tregoi anën tjetër të errët të një procesi kaq shumë të diskutuar e të debatuar nga eksperët e fushës. Procesi i fiskalizimit solli rregjistrimin e 12% më pak të bizneseve, të cilat më herët rezultonin si aktive.

Sipas të dhënave të tatimeve, deri në mars të 2022 numri total i bizneseve aktive ishte 118,953, nga të cilat biznese aktive të vegjla rezultonin 92,000. Në total kanë mbetur jashtë këtij procesi më shumë se 14 mijë biznes të vogla, të cilat përballë kostove të shtuara të këtij procesi, mund të kenë ulur qepenin.

Qeveria duket se arriti që të lërë 'pa bukë' mbi 14 mijë familje të vogla që mbaheshin me një dyqan shitjesh, duke u bërë nder bizneseve të mëdha. Madje këto të fundit qeveria i falë edhe nëse nuk janë të rregullta. Siç dëshmoi një muaj më parë JOQ, ku në mes të sheshit bizneset e mëdha nuk lëshonin faturë të fiskalizuar për klientët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit