Thellohet akoma më tej skandali i publikuar nga Joq Albania pak më parë ditën e sotme.
Në artikullin e publikuar sot, një qytetar kishte dërguar në redaksinë e Joq Albania një faturë të parregullt e jo fiskale të një biznesi të vendosur së fundmi në Sheshin Skënderbej me rastin e festave.
Lokali i kishte dhënë qytetarit faturë të parregullt e të pafiskalizuar duke vjedhur haptazi shtetin. Bëhet fjalë për “Ferma 100” në pronësi të kunatit të Sajmir Tahirit, “shokut” të partisë të ministres Ibrahimi.

Por duket se situata ka dalë prej kohësh nga duart e Delina Ibrahimit, pasi të shumtë janë qytetarët që kanë dërguar fatura të tilla të parregullta nga Sheshi Skënderbej duke dhënë qartazi idenë se aty askush nuk jep faturë fiskale. Jo vetëm kaq por abuzohet në mënyrë flagrante me çmimet.

Kur kjo ndodh në mes të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, imagjinoni se çfarë ndodh diku tjetër. Ky është shembulli më tipik se Delina Ibrahimit i ka dalë prej kohësh situata nga duart dhe se evazioni ka shtrirë këmbët kryq e tërthor, natyrisht nën bekimin e ministres së financave.