Ky fillim viti ka bërë që një numër shumë i madh i fëmijëve të përfundojnë te pediatri, për shkak të temperaturës së lartë, por jo vetëm.
Pediatrja në QSH-9, Anila Sevdari, për mikrofonin e Top Channel ka thënë se këtë vit gripi tek fëmijët është shfaqur më agresiv, me temperaturë më të lartë dhe që zgjat gati një javë, ndryshe nga vitet e tjera ku mund të zgjaste vetëm tre ditë.
“Ndryshe nga vitet e tjera këto viroza këtë vit kanë qenë me temperaturë të lartë dhe ajo që u ka bërë përshtypje mjekëve ka qenë kohëzgjatja e temperaturës deri në 5-6 ditë. Këto simptoma që fillojnë nga rrugët e sipërme respiratore nëse neglizhohen mund të kalojnë në rrugët e poshtme respiratore që ne i vendosim diagnoza bronkite, bronkolite apo bronkopneumoni në raste më të rralla.
Nëse do bëjmë një krahasim në kohëzgjatjen e temperaturës për shkak të ditëve të gjata që fëmijët kalojnë me temperaturë por që nuk vendoset dot diagnoza që të marri një mjekim me antibiotike sepse i ka të gjitha gjasat e një gripi sezonal, ka qenë më agresiv se vitet e tjera”, tha pediatrja Sevdari.
Por kujtojmë se disa ditë më parë një baba bëri denoncim se e kishte dërguar fëmijën te Pediatria në QSUT, pasi kishte pasur të njëjtat shenja gripi, por askush nuk ia kishte prekur fëmijën me dorë. Ai tha se e kishte dërguar në darkë dhe dëri në mëngjes nuk I kishin bërë as edhe një serum, ndërsa i kishin kërkuar të kthehj në shtëpi sëbashku me fëmijën.
Në këtë shtetin tonë ku Ministria e Shëndetësisë trumbeton dita ditës kushte supër të mira spitalore, mjekët nuk përmushin minimumin e detyrës së tyre të kontrollojnë pacientët, në këtë rast fëmijët.