Denoncim tek Pediatria/ “Doktoresha nuk prek me dorë fëmijët e sëmurë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.01.2023, 19:24

Një baba tejet i revoltuar nga sjellja e papërgjegjshme të infermireve dhe doktoreshave te Pediatria, ka vendosur që hallin e tij ta bëjë publik.

Për mikrofonin e Top Channel ai ka pohuar se e ka dërguar fëmijën e sëmurë në spital që prej mbrëmjes se djeshme dhe ndonëse asnjë mjek nuk e ka kapur me dorë, sot infermierja i ka kërkuar të kthehet në shtëpi.

Babai denoncues i rastit thotë se infermierja i ka thënë që nuk ia viziton dot djalin për shkak se ka vdekur një tjetër fëmijë.

“E kam sjellë fëmijën që dje në darkë. Zonja infermiere as e ka vizituar, asgjë, më thotë merre çoje në shtëpi sepse këtu ka vdekur një fëmijë thotë dhe kemi problem ta vizitojmë. Nuk i ka bërë asgjë, as gjilpërë, as serum, më bën edhe kërcënim, lajmëro policinë thotë”, tha qytetari.

Ai tregoi edhe një video që i ka bërë njërës prej doktoreshave, të cilën e ndjek nga pas, e vë në dijeni se ka sjellë djalin e sëmurë e nuk po i bëhet shërbim, ndërkohë doktoresha ikën me vrap.

Një tjetër zonjë pohoi gjithashtu se ka dërguar fëmijën e sëmure te Pediatria, por prej një orë e gjysmë edhe pse është me temperaturë 40, askush nuk ia ka prekur me dorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit