Lista e hackerave/ Publikohet shifra kolosale e Partisë Socialiste

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.01.2023, 20:16

Vetëm pak minuta më parë siç ju njoftuam në një artikull të mëparshëm, u bë publike nga hackerat iranianë një listë me të dhënat bankarë të 1 mijë personave “vip”, renditur nga llogaria me vlerë më të lartë deri tek llogaria me vlerë më të vogël.

Siç edhe e përmendëm, nuk dihet me saktësi nëse kjo listë është apo jo reale dhe nëse i përket një apo disa bankave.

Gjithsesi duke supozuar se shifrat dhe të dhënat janë të vërteta, shikohet se mes emrave të “më të pasurve” figuron edhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Kjo parti rezulton se në datën në të cilën janë nxjerrë të dhënat ka patur gjendje mbi 1.1 miliardë lekë të vjetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit