E shpëtoi anija e peshkimit, në gomonen e përmbytur në Kanal ndodhej edhe një shqiptar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.12.2022, 15:38

Një ngjarje e rëndë ka pushtuar titujt kryesorë të medieve angleze ditën e sotme. Në orët e para të mëngjesit një gomone me rreth 50 emigrantë është mbytur në kanalin e La Manshit, rrugës për në Angli dhe katër persona janë raportuar të vdekur.

Mësohet se në gomonen, e cila u ça dhe më pas u përmbyt, ka qenë edhe një djalë shqiptar, i quajtur Denis. “Abcnews.al” raporton se fatmirësisht ai është mes 43 të mbijetuarve në ujerat e ftohtë të kanalit dhe gëzon gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ai është shpëtuar nga anija e peshkimit, e cila fatmirësisht u ndodh pranë vendit të ngjarjes dhe arriti të pikaste emigrantët, duke njoftuar më pas rojat bregdetare angleze. Deri më tani Denisi, mbiemri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka qenë shqiptari i vetëm në varkë, por për të konfirmuar gjithçka zyrtarisht do të duhet të presim për njoftimin e qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit