Mediat greke kanë nisur një sulm të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama, që pas deklaratës që ky i fundit bëri ditën e samitit, ku tha se “Shqipëria nuk do të mashtrojë BE-në për anëtarësim, njësoj siç bëri Greqia”.
Pas medias “Kathimerini”, e cila shkruante se Greqia nuk do donte një Libi të dytë në kufirin e saj verior, tashmë “Protothema” ka shpieguar planin që ka Rama dhe Erdogan për ta konkretizuar.
“Protothema”, e cilëson Ramën si pasardhës të diktatorit Enver Hoxha, i cili sipas tyre është ngatërruar edhe në biznese të dyshimta.
“Pasardhës i Partisë Hoxha, pra pasardhës i Enver Hoxhës. Partia Socialiste Shqiptare, që ai drejton, është evolucioni i Partisë së Punës Komuniste, e cila për 46 vjet në pushtet ka futur në kurth 3 milionë banorët e vendit të izoluar nga bota. Pra Rama është socialist, ashtu siç është nacionalist, populist, i ngatërruar me interesa të dyshimta biznesi.
Mbi të gjitha, ata që e rrethojnë po përpiqen të maskojnë në manifestimet e tij se ai është një mik i pasionuar dhe i shquar i neosulltanit Rexhep Tajip Erdogan, për të cilin ai nuk kursehet në lavdërimet dhe vlerësimet publike. Pavarësisht rekomandimeve, Rama i paepur e lavdëron kudo. Ata janë takuar katër herë vetëm këtë vit. Me urdhër të tij, ai mbyll shkollat në Tiranë, të cilat Ankaraja i konsideron bastione të gylenistëve”, shkruan media greke.
Ndërsa shpiegon edhe planin Rama-Erdogan.
“Ai shfaqet si një cigan kur merr pjesë në takimet zyrtare me shokun e Erdoganit, politikani turko-qipriot Ersin Tatar, gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të Turqisë për të legjitimuar pseudoshtetin. Sigurisht që Ankaraja e mbështet financiarisht Shqipërinë: ndërtoi një xhami të madhe në qendër të Tiranës, ngriti qindra apartamente për viktimat e tërmetit në vend, e furnizon atë me drone turq. Natyrisht me dëmshpërblimin sepse asgjë nuk jepet falas.
Erdogan thuhet se po i kërkon Ramës, që vendi i tij të presë si një strehë e sigurt udhëheqësit islamikë të Vëllazërisë Myslimane që u larguan nga Egjipti. Ai kërkon një lidhje më të fortë me axhendën e tij islamike dhe synon, që ta bëjë Ramën si sundimtar të "Shqipërisë së Madhe" dhe udhëheqës të një fuqie rajonale, përafërsisht si një pasha neo-otoman në rajon.
Si pasojë, Shqipëria bëhet një post satelitor dhe i avancuar turk në Adriatik. Në këtë mënyrë ndikon në ekuilibrat gjeopolitikë”, shkruhet në artikullin e gjatë grek.
Për median greke Rama ka qenë në vitet 1990 një person, i cili ishte diagnostifikuar si skizofren, madje ka qenë i shtruar në spital dhe ndaj tij ekziston një kartelë shtrimi.
“Ai ishte diagnostikuar si skizofrenik dhe ishte shtruar sistematikisht në spital në vitet '90 në një klinikë neurologjike. Referuar kësaj dosje mjekësore tashmë mund të kuptojmë veprimet e tij kontradiktore.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Anri Kashiku
Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
Granit Xhaka
Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
Luiza Gega
Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
Robert Neçaj
Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
Kevin Qoku
Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
Fogerti
Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
Aleks Vishaj
Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
Rabie Koçi
Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Nënë Fatimeja
Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.