“Deri vonë ishit shtet i dështuar”/ Media greke tallet me Ramën: Edhe emigrantët janë të orientuar drejt Europës, më shumë sesa ti!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.12.2022, 10:17

Greqia nuk ka fqinjë të lehtë! Të paktën këtë tregon doktrina kombëtare e vëllazërisë. Por fqinjësia e mirë kërkon dy palë të sinqerta dhe në të kaluarën jo shumë të largët, kujtojmë se Greqia u tërhoq nga mentaliteti vjetër i fqinjëve të saj, në vend që t'i udhëhiqte ata me shembullin e fatit të saj perëndimor”, kështu e nis shkrimin e saj për kryeministrin Edi Rama, media greke Kathimerini.

Në vazhdim të analizës së saj, Kathimerini e cilëson Ramën si shumë pranë me Turqinë, ndërsa tallet me të duke thënë se emigrantët shqiptarë janë të orientuar drejt Europës edhe më shumë sesa vetë Kryeministri ynë.

Kontributi grek në orientimin evropian të fqinjëve mund të konsiderohet tashmë një arritje e politikës së jashtme. Duke parë samitin e Tiranës, me liderët europianë në këmbë dhe duke parë spektaklin folklorik që Rama kishte përgatitur për ta, mund të thuhet se politika e jashtme greke ndaj Shqipërisë shpreh më shumë pritshmëritë e shumicës së shqiptarëve, se sa Politika e jashtme e Tiranës.

Shoqëria shqiptare, pjesa më dinamike e së cilës prej tre dekadash ka qenë e shpërndarë në Perëndimin Evropian (emigrantët), duket se është më e orientuar drejt një të ardhmeje evropiane sesa lidershipi i saj, lidhje që shpesh japin përshtypjen e tërheqjes së tij ndaj Turqisë”, shkruan Kathimerini.

Retorikës së Ramës se Greqia mashtroi BE-në për t’u anëtarësuar dhe se Shqipëria nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, media greke i përgjigjet: “Nacionalizmat nuk zhduken vetëm me bllofe diplomatike. Nuk mjafton simbolika e mbajtjes së një samiti europian në kryeqytetin e një shteti që deri vonë konsiderohej si shtet i dështuar për të hyrë në Europë.

A ka kuptim që të sillemi diplomatikisht, kur pala tjetër deklaron në çdo mënyrë se nuk pajtohet me këtë sjellje? Kur helmon klimën e bashkëpunimit me ofendime krejtësisht të panevojshme, si ajo e hedhur nga Rama se si hyri Greqia në Bashkimin Evropian?

Megjithatë, ne nuk duhet të ndjekim ritmin e paqëndrueshëm të një lidershipi që lëviz në një hapësirë tjetër kohore, në një tjetër “epokë” historike. Fuqia greke nuk duhet harxhuar për përshtypjet. Ne nuk duam një Libi të dytë të vogël në kufirin tonë verior. Rruga evropiane mund të duket e pafund, por ne nuk kemi një më të mirë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit