Call-Centeri i tij mashtronte të huajt në bursa, deputeti Agron Shehaj prish ‘marrëdhëniet’ me Ramën e Veliajn

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2022, 23:10

Ditën e sotme janë arrestuar në Tiranë dy të rinj që punonin në një Call-Center të vendosur në një ambient me qira te zona e Pazarit të Ri. Në prangat e policisë ka rënë 24-vjeçari me iniciale S.N., administrator i këtij Call-Centeri dhe R. S., 25 vjeçe e punësuar si operatore në këtë subjekt.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Mësohet se ky Call-Center i cili sipas policisë mashtronte shtetasit e huaj për të investuar në bursa fiktive është në pronësi të deputetit demokrat Agron Shehaj. Ky i fundit ka konfirmuar lajmin dhe ka deklaruar se kompania e tij “We Web Developers” punëson rreth 200 të rinj. Për këtë aksion të policisë, Shehaj akuzon Ramën pasi sipas tij bizneset po i sulmohen politikisht. Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën.

Jam menduar gjatë, nëse duhet të perdorja këtë sallë për të denoncuar një akt të pashembullt, në një shtet demokratik dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përdorimin e shtetit dhe policisë për të sulmuar një kundërshtar politik. Por vendosa se po, sepse është pikërisht kjo sallë shkaku i sulmit. Gjithçka ka nisur nga këtu, nga denoncimet që unë kam bërë nga kjo foltore, për aferat e kësaj qeverie dhe ministrave të saj. Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush. Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor. Ky është shteti policor i Edi Ramës që nëpërmjet dhunës dhe përdorimit politik të policisë, do të intimidojë dhe t’i mbyllë gojën deputetëve të Opozitës dhe kujdo që tenton të ngrejë zërin. Prej dy javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe rreth 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë.
Kjo është kompania ime “We Web Developers” ku rreth 200 të rinj punojnë në fushën digjitale dhe të programimit. Rama dërgoi policinë në ambjentet me qera të kompanisë dhe ka nxjerrë jashtë me forcë punonjësit, dhe ka bllokuar aksesin. Policia nuk ka dorëzuar asnjë dokument apo akt në lidhje me bllokimin në shkelje flagrante të ligjit. Kërkesave zyrtare për t’u njohur me arsyet e bllokimit, gjithashtu nuk iu janë përgjigjur.

Ky operacioni i ditës së sotme duket se nxjerr në pah prishjen e marrëdhënieve të "fshehta" te deputetit me qeverinë Rama dhe kryebashiakun Erion Veliaj.

Kohë më parë Shehaj dhe Veliaj janë përfolur për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në Bolzano të Italisë, ku të dy ishin bashkëpronarë. Sipas denoncuesit në redaksinë tonë, vëllai i Shehajt po merret personalisht me mbikëqyrjen e këtij projekti.

Denoncimi i qytetarit:

Që thoni ju Joq dhe ju Shqiptar të dashur këta politika që bëjnë si kur nuk duan njeri tjetrin. Jam ne dijeni nga nje burim i sigurt per mua se Deputeti i Pd Agron shehaj bashke me Lali Lekun po ndertojn nje pallat shume katesh ne Bolzano te Italis jane bashkpronar ne investim dhe vellai i Agronit deputetit te Pd meret me mbikqyrjen. Nuk jam ne Shqiperi se do vija ne protest me nje kemb jo me te dyja. As me plas fare per anonim…

Por sikur të mos mjaftonte kjo në vitin 2015, Shehaj doli hapur nën shoqërinë e Erion Veliajt, që në atë kohë mbante postin e postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Asokohe gjatë vizitës në një Call-Center në pronësi të Shehajt, ky i fundit shprehej:

Kemi 11 qendra gjithsej, shumica janë në Tiranë, dhe vetëm një është jashtë Tiranë, në Vlorë. Janë të gjithë të rinj, shumica janë femra, janë studentë. Planet tona janë për të vazduar të zgjerohemi, sepse shoh ka shumë njerëz që kanë dëshirë për punë?

Ndërsa nga ana tjetër Veliaj, në pozicionin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i shprehte mbështetje biznesin e call centerit të Shehajt.

Video/ Kur Agron Shehaj puthej me Veliajn - Politikë

Ndërkohë për prishjen e marrëdhënieve me Ramën, mund të përmendet fakti se deri më tani Call-Centerat e deputetit Shehaj kanë qenë në qetësi, pasi aksionet e policisë në këto biznese kanë qenë të pakta.

Deputeti Shehaj cilësohet shpeshherë edhe si "Lali Leku i PD-së" pasi i pëlqen të përgëzojë qeverinë Rama për masat që merr dhe investimet që bën.

Gjatë periudhës së pandemisë, në një emision televiziv Shehaj tha se në Shqipëri ka pak viktima nga koronavirusi për shkak të masave të marra herët sipas tij nga qeveria. Madje, deputeti insistoi fort duke theksuar se "kjo është e pamohueshme".

Nëse në Shqipëri ka një numër të vogël të vdekurish dhe kjo është sepse masat janë marrë herët. Kjo është e pamohueshme.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga admininstratori i një tjetër subjekti call center dhe një punonjëse (operatore), të cilët mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Shpallet në kërkim pronari i subjektit të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. N., 24 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

– R. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e punësuar si operatore në këtë subjekt.

-Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi B. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit