“Agron Shehajt s’i ndahet shpirti nga Rilindja”, deputeti ‘rilindas’ i Lulit: Falë masave të qeverisë, kemi më pak viktima

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2020, 23:32

Ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe sipërmarrësit, Agron Shehaj, duket se nuk i ndahet shpirti nga "Rilindja".

E themi këtë pasi mbrëmjen e sotme Shehaj ka dalë haptazi kundër linjës së Partisë Demokratike, duke vlerësuar dhe admiruar qeverinë "Rama" për masat që sipas tij mori për frenimin e Covid-19 në Shqipëri.

Shehaj tha në emisionin "Open" se në Shqipëri ka pak viktima nga koronavirusi për shkak të masave të marra herët sipas tij nga qeveria.

Madje, ish-deputeti insistoi fort duke theksuar se "kjo është e pamohueshme".

Ai tha:

Nëse në Shqipëri ka një numër të vogël të vdekurish dhe kjo është sepse masat janë marrë herët. Kjo është e pamohueshme.

Opinioni i Shehajt qartazi është kundër linjës së PD-së, e cila ka ngritur një sërë akuzash ndaj qeverisë që nisin nga numri i ulët i testimeve e deri te akuzat për fshehje të numrit real të viktimave nga koronavirusi në vend, të cilët sipas eksponentëve më të lartë të kësaj force politike po mbahen të fshehta nga autoritetet shqiptare, në një përpjekje për ta shitur te qytetarët si "sukses të qeverisë". Madje, demokratët akuzuan qeverinë edhe për vonesën e marrjes së masave.

Por cila është lidhja e Agroh Shehajt me "Rilindjen"?

Disa muaj më parë, një qytetar bëri një denoncim në redaksinë e JOQ Albania pak muaj më parë, ku akuzoi ish-deputetin demokrat për lidhje me kryebashkiakun socialist të Tiranës, Erion Veliaj.

Qytetari Genc Islamaj bëri me dije se demokrati Agron Shehaj dhe 'Lali Eri' po ndërtojnë një pallat shumëkatësh në Bolzano të Italisë.

Sipas tij, vëllai i Shehajt po merret personalisht me mbikëqyrjen e këtij projekti.

Denoncimi i qytetarit:

Që thoni ju Joq dhe ju Shqiptar të dashur këta politika që bëjnë si kur nuk duan njeri tjetrin. Jam ne dijeni nga nje burim i sigurt per mua se Deputeti i Pd Agron shehaj bashke me Lali Lekun po ndertojn nje pallat shume katesh ne Bolzano te Italis jane bashkpronar ne investim dhe vellai i Agronit deputetit te Pd meret me mbikqyrjen. Nuk jam ne Shqiperi se do vija ne protest me nje kemb jo me te dyja. As me plas fare per anonim…

Dukshëm, opinioni i Shehajt dëshmoi edhe njëherë se ai mund të cilësohet si "deputeti rilindas i Lulit", pasi me deklaratën e sotme konfirmoi që "nuk i ndahet shpirti nga Rilindja".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit