Rama, Veliaj dhe Facebook

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2022, 16:21 | Read in english

Ndikimi i pushtetit në të gjitha platformat mediatike ka si synim shfaqjen tek populli i një shteti në aplikacionet e tyre të informimit lajme të pëlqyeshme dhe të aprovuara për grupimin politik që është në krye.

Kjo influencë është aq e thellë, sa grupe të tilla interesi me fije bashkëpunimi të ngushta për përfitime personale të njëtrajtshme, synojnë të kontrollojnë për llogari të tyre mendjen e qytetarëve, ata që thjesht shihen si vota potenciale.

Prej disa kohësh tashmë, platformat e rrjeteve sociale kanë vërtetuar lidhjet me anxhendat politike të qeveritarëve dhe krerëve të lartë të një shteti. Mënyrat se si po i privojnë njerëzit të lexojnë më pak lajme politike duke i lënë në terr informativ me anë të algortimeve të veçanta, janë publikuar nga ata vetë.

Këto politika penalizuese të rrjeteve sociale që shërbejnë për mos-shpërndarjen e informacionit tek masat, janë shtrënguar dhe vënë në funksion të njerëzve të pushtetit.

Me anë të raportimeve manuale, këta persona i dërgojnë informacionin që duan suportit të rrjeteve sociale dhe në këtë mënyrë informacioni me të cilin media synon të demaskojë qeverinë duke e shpërndarë në lexuesit e saj fshihet e në raste të përsëritura të hiqet e drejta e fjalës duke pësuar fshirje të profilit të medias.

Media prestigjioze The Wire është në luftë të vazhdueshme me Facebook për një sërë arsyesh të kësaj natyre, ku padrejtësisht contenti politik i publikuar në faqen e tyre i është fshirë nga suporti i Facebook në mënyrë të pabazuar e të paarsyetuar.

Por TheWire është ekuivalenti i JOQ Albania në Shqipëri. Prej kohësh media më e madhe sociale në trojet shqip-folëse ka qenë target i raportimeve të vazhdueshme të paguara të armatës me 500 patronazhistë së kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe kryeministrit, që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Një lumë raportimesh drejt Facebook dhe Instagram vijnë çdo ditë nga veglat e pushtetit që ndihet i kërcënuar, jo vetëm me synim për të mbyllur gojën e qytetarëve të Shqipërisë nëpërmjet JOQ Albania, por duke sulmuar punën investigative të medias me bërjen publike të aferave korruptive me paratë e taksapaguesve shqiptarë me të cilat këta pushtetarë kanë siguruar 7 breza.

Qeveria është angazhuar aq fort të luftojë armikun e vetëm në këtë profil mediatik ku të gjithë i janë përulur për përfitime marramendëse monetare, por nuk po ia arrin dot.

Si edhe rasti i TheWire i cili ka hedhur në gjyq gjigantin mediatik, Facebook dhe Instagram kanë fshirë disa lajme dhe postime me argumentime irrelevante, totalisht jashtë kontekstit të asaj çfarë mund të përbënte shkelje për politikat e këtyre rrjeteve sociale, falë raportimit qeveritar.

Ironike dhe njëkohësisht qartësisht e kuptueshme në këtë rast është se goditjet që vijnë me urdhër të qeverisë dhe pranohen nga Facebook dhe Instagram vijnë në grupe, me 2-3 brenda ditës pa patur mundësi apelimi.

Njëri prej këtyre postimeve çuditërisht konsistonte në një denoncim të një qytetari të Tiranës mbi një rrugë të Tiranës të copëtuar me gropa gjigante të mbushura me ujë shiu. Qytetari raportonte se kjo ishte gjendja e gropave të Tiranës të lëna në atë gjendje nga kryetari i bashkisë.

Në mënyrë ironike kjo story u regjistrua si shkelëse e guidelines të Instagramit për pamje grafike dhune fizike, kur në fakt e vetmja gjë që përbënte dhunë në atë postim për sytë e kujtdo që e shihte ishte situata në të cilën e ka lënë kryeqytetin kryebashkiaku që paguhet me taksat tona.

Por pavarësisht aleancave qeveritare me platformat që supozohen të jenë promotore të fjalës së lirë, JOQ Albania qëndron e palëkundur duke dhënë maksimumin në përcjelljen e fjalës së qytetarëve masivisht e duke denoncuar vjedhjet me paratë publike në çdo sektor të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit