Erion Veliaj harxhon më shumë se 300 mijë euro për puseta dhe zgara në rrugët e Tiranës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.10.2022, 19:25

Erion Veliaj, është kryebashkiaku perfekt për të vjedhur taksat e qytetarëve të Tiranës, por më së shumti për të gjetur mënyra se si t’i vjedhë këto para. Pasi, pothuajse i ka shpërdoruar të gjitha mundësitë, tashmë së fundmi ka menduar që të fusë në xhep disa para nga pusetat dhe zgarat që do vendosen në rrugët e Tiranës.

Drejtoria e Pergjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, e varur nga Bashkia e Tiranës, ka organizuar së fundmi një tender që përmban këtë numër reference REF-39133-08-17-2022 dhe si objekt ka “Blerje zgara dhe Puseta”.

Në garë kanë marrë pjesë dy kompani dhe kompania që ka fituar është "Power Industries Shpk", e cila ka futur në xhep më shumë se 300 mijë euro, plus TVSH, nga paratë e qyetarëve të Tiranës. Me shumë mundësi, të gjitha këto para nuk janë fituar vetëm nga kompania, pasi një dorë të mirë, duhet ta ketë marrë edhe Erion Veliaj.

Megjithatë në këtë garë, Veliaj e ka menaxhuar mirë ‘konkurrencën’ e kompanive, pasi fima fituese ka ofruar pak më pak se kompania tjetër që ka qenë në të njëjtën garë. Interesante është fakti, që po e njëjta kompani ka fituar edhe tenderin në vitin e kaluar, që tregon qartë se Andi Marku, administratori i kompanisë, është klienti i preferuar i Erion Veliajt.

Mirëpo, është absurde të dëgjosh, që më shumë se 300 mijë euro do të harxhohen për puseta dhe zgara, kur në çdo cep të Tiranës sheh kudo puseta që s’kanë asnjë kapak dhe rrugë që përmbyten me 5 minuta shi.

“Don Bosko” dhe zona e “Pallatit me Shigjeta”, janë rrugët që përmbyten gjithmonë, sa herë që në Tiranë bie shi. Prej vitesh këto dy zona, pavarësisht, tenderave të hedhur për puseta dhe mirëmbajtje rrugësh vazhdojnë që të përmbyten.

E sigurt që e njëjta gjë do të ndodhë edhe pas këtij tenderi të fundit, pasi siç e kemi thënë shumë herë, tenderat në bashkinë e Tiranës, nuk bëhen nga dëshira për të ndihmuar qytetarët, por nga dëshira për t’u pasuruar pushtetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit