Bashkia Tiranë “gostit” klientët e Veliajt me 350 milionë për blerje zgarash e pusetash

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.12.2021, 22:00

Erion Veliaj vazhdon përsëri të shfaqet në “horizontin” e tenderave të dyshimtë që të shpien direkt e në zyrën e SPAK. Ndoshta duke shfrytëzuar rastin se SPAK duket se “ka frikë” ta hetojë, Veliaj dhe Bashkia Tiranë vazhdojnë përditë të organizojnë tendera ku dyshimi për parregullsi dhe manipulim shfaqet në nivele të larta. I tillë është edhe tenderi në vijim i cili pa frikë mund të cilësohet si tepër i dyshimtë dhe i denjë për SPAK.

Bashkia Tiranë rezulton se ka organizuar tenderin me numër reference REF-08885-10-20-2021 dhe me objekt “Blerje zgara dhe puseta”. Kjo procedurë është realizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, në varësi direkte të bashkisë. Nga dokumentacioni i disponuar nga JOQ Albania, vihet re se në procedurë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, përkatësisht “POWER INDUSTRIES” me ofertë 28.962.200 lekë të reja pa TVSH dhe “MAG UTILITIES” me ofertë zero.

Kuptohet qartë se firma që ka ofruar zero lekë ka hyrë sa për numër për të mos dhënë përshtypjen e një gare pa konkurrencë. Por në fakt siç edhe kuptohet qartë, vetëm konkurrencë nuk ka patur. Duke qenë se firma tjetër nuk ka ofruar vlerë ekonomike, rrjedhimisht fitues është shpallur “POWER INDUSTRIES” në pronësi të Maksim Shena dhe Olta Xhaferi. Kjo dyshe është përmendur shpesh në media për “kërdinë” që kanë bërë në buxhetin e shtetit duke përfituar me qindra tendera të dyshimtë.

Vlerësohet se në vitet e fundit ata kanë marrë rreth 150 tendera të ndryshëm, shumica të dyshimtë. Karakteristikë e tenderave të fituar prej tyre është diferenca qesharake mes vlerës së ofruar dhe fondit limit të tenderave ku kanë marrë pjesë. Sigurisht i njëjti fakt vihet re edhe në tenderin në fjalë, pasi vlera fituese rezulton të jetë sa 94.41% e fondit limit. Maksim Shena dhe Olta Xhaferi janë cilësuar shpesh në media si pjesë e klientelës së Veliajt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit