Tjetër denoncim: Kam paguar gjobën, në sistem del e pa paguar dhe me kamatë, çfarë të bëj?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2022, 00:37

Më herët JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari i cili me rikthimin e sistemit të gjobave i duhet të paguajë një kamatë e cila është më shumë se 50% e vlerës së gjobës.

Por përveç këtij denoncimi dhe problemi me të cilin po përballen qytetarët jo për fajin e tyre, sistemi i gjobave të Policisë Bashkiake e Rrugore ka edhe probleme të tjera.

Një qytetare ka kontaktuar redaksinë tonë për të ndarë me shqiptarët problemin me të cilin është përballur në sistemin e gjobave.

Qytetarja thotë se e ka paguar gjobën që ka marrë dhe këtë e ka të faktuar me faturë. Por problemi është te sistemi pasi asaj i shfaqet gjoba bashkë me kamatën, e cila sërish është më shumë se 50% e vlerës së gjobës. Gjoba e qytetares është 2000 lekë, 1200 lekë kamata dhe 50 lekë komisioni. Në total asaj i duhet të paguajë 3250.

Qytetarja kërkon të dijë se çfarë duhet të bëjë në këtë rast pasi Policia Rrugore dhe e Shtetit nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.

*Ne disponojmë faturat e gjobave, por duke respektuar kërkesën e qytetares nuk i publikojmë.*

Mesazhi i qytetares:

Po kur i kemi paguar keto gjoba dhe perseri shfaqen ne sistem bashk me kamate si funksionon nese me ndihmoni ju se policia rrugore dhe e shtetit nuk me kthen nje pergjigje. I kam dhe faturen e pageses

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit