Qytetari denoncon: Sistemi i gjobave rikthehet me kamata, pse duhet t’i paguajmë kur nuk ishte faji ynë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.10.2022, 20:32

Pak kohë më parë sistemi i gjobave të Policisë Bashkiake dhe Rrugore doli jashtë funksionit duke iu mohuar mundësinë qytetarëve për të paguar në kohë gjobat e marra.

Tani që sistemi është rivënë në punë qytetarët po përballen me kamata tepër të larta.

Sipas qytetarëve, pagesa e gjobave bëhet në mënyrë manuale, duke shkruar detajet e fletës së gjobës dhe jo vetëm me numrin e targës ashtu siç duhet të jetë.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se për një gjobë me vlerë 1000 lekë i është dashur të paguajë 17000 lekë, pra më shumë se 50% e vlerës së gjobës. Qytetari kërkon të dijë se pse duhet të paguajë një kamatë kaq të madhe në një kohë që sistemi nuk ka funksionuar jo për fajin e tij dhe qytetarëve si ai.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, Desha te bej nje denoncim..mbase e kan ber dhe te tjere.. Atehere..esht hapur ka filluar te funksionoi..sistemi i pagesave te gjobave te bashkise.dhe policis rrugore..sapo e pagova nje gjobe te marre para nje muaji...paguhet vetem duke futur te dhenat e fletes se gjobes ne menyre manuale..se direkt me targen nuk...del..! Po mu shfaq me shum se 50 % e vleres se gjobes kamat vonese..pra per nje gjobe 1000 lek..pagova 1700..! NE NJE KOHE QE SISTEMI NUK PUNONTE..JO PER FAJIN TONE..PSE DUHET APLIKUAR KAMAT VONESA!?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit