Pas humbjes 2-1 ndaj Spanjës, testi i radhës për Shqipërinë e Edi Rejës është kundër Gjeorgjisë në datën 29 mars, në orën 18:00. Sfida do luhet në stadiumin "Air Albania", ndërsa shitja e biletave ka nisur. Çmimet e biletave janë të “kripura”, pasi shkojnë deri në 12000 lekë të reja.
Në një kohë kur vendi po përballet me një rritje drastike të çmimeve, FSHF gjen kohën dhe momentin të shesë kaq shtrenjt një biletë për një ndeshje miqësore që nuk ka asnjë lloj rëndësie. Sigurisht, bileta ka më të lira në tribuna të tjera të stadiumit, aty ku komoditeti për të parë ndeshjen, nuk është ai i duhuri.
Më poshtë mund të gjeni dhe çmimet e biletave në bazë të tribunave:
Çmimet e biletave për miqësoren Shqipëri-Gjeorgji në “Air Albania” më 29 mars ora 18:00
Tribunat qendrore W103, W105: 12000 lekë
Tribunat qendrore W101, W102, W106, W107: 8000 lekë
Tribunat E101, E109: 1000 lekë
Tribunat E102, E103, E107, E108: 1500 lekë
Tribuna E104, E105, E106: 2000 lekë
Tribuna S101: 1000 lekë
Tribunat S102, S103, S104: 500 lekë
Tribunat N101, N102, N104, N105: 500 lekë
Tribuna N106: 1000 lekë