Selia e PD-së si bunkier/ Një derë e blinduar peshonte 350 kg

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.03.2022, 15:58

Që prej ditës së djeshme, në selinë e PD kanë filluar të hiqen dyert e blinduara. Hapja e dyerve filloi qëkur iku Lulzim Basha, por dje filloi çmontimi i tyre. Së fundmi, ka ngelur edhe pak që selia të jetë e hapur plotësisht, por siç raportohet nga punëtorët, një nga dyert e blinduara që Basha kishte urdhëruar peshon plot 350 kg.

Mendohet se ajo ka qenë e vendosur në hyrjen kryesore. Për ta zhvendosur atë u deshën katër persona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit