Zjarri në komisariat/ 26-vjeçari u la të pinte cigare në korridor, si i vuri flakën dyshekut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.03.2022, 15:05

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri humbi jetën një 26-vjeçar, ndërsa u lënduan dy persona të tjerë. Sipas dosjes hetimore, Arben Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë dy muajve të fundit.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala ka thënë se mbrëmjen e kaluar ai është lejuar të ndezë një cigare, madje ka dalë edhe në korridor.

Më pas, kur ai është kthyer në qeli i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi që ndodhej brenda me të riun në qeli dhe një polic. Gjithashtu, dyshohet se policët kanë qenë duke parë të gjithë ngjarjen, por kanë reaguar me vonesë.

Kushtet në dhomat e izolimit në komisariat janë shumë të këqija. Për shkak se ambientet janë pa ajrim mund të shkrumbohej i gjithë komisariati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit