Populli i Dropullit ka festuar ditën e sotme 201-vjetorin e festës kombëtare të Greqisë. Një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri jeton në këtë zonë të Gjirokastrës ku dita e sotme është festuar me gëzim e hare.

Ceremonia është organizuar nga bashkia Dropull dhe qytetarët e Derviçanit janë veshur në mënyrë tradicionale greke duke kërcyer me këngë e valle ndërkohë që shpalosnin flamurin grek.

Përfaqësues të trupit diplomatik grek në Shqipëri ishin po ashtu të pranishëm në festimet e banorëve të Dropullit.