Përshkoi 21 km për 2 orë e 19 minuta, babai thyen rekordin ‘Guinness’ duke shtyrë një karrocë me pesënjakët e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.03.2022, 10:22

Një baba i 5 fëmijëve binjakë ka thyer rekordin botëror Guinness në vrap. Babai i identifikuar si Chad Kempel kreu me sukses gjysmë maratonën e “Oakland Marathon” në Oakland të dielën. Ai përshkoi 21 kilometra për vetëm 2 orë e 19 minuta dhe kjo teksa shtynte karrocën me 5 fëmijët e tij binjakë të moshës 4-vjeç. Kempel e përfundoi vrapimin e tij prej 21 kilometrave në 2 orë e 19 minuta, duke mposhtur objektin prej 2 orësh e 30 minuta të vendosur nga Guinness.

“Unë jam personi i parë që e bëj këtë, por kur je personi i parë që vendos një rekord, Guinness të jep një ndërprerje të caktuar dhe ata më dhanë një kohë prej 2 orë e 30 minuta”, tha Kempel.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit