Forex Trading i ushtruar nëpërmjet skemës së maskës së Call-Centerave është një nga mënyrat e implementuara vitet e fundit në Shqipëri si një aktivitet tejet fitimprurës me para të përfituara nëpërmjet mashtrimit… pavarësisht se institucionet bëjnë një sy qorr ndaj pronarëve shqiptarë me influencë politike dhe ekonomike në këtë biznes.
Këta pronarë Call-Centerash Forex kanë të krijuar një skemë të mirëmenduar e të sofistikuar ku rekrutojnë të rinj shqiptarë, madje edhe ata me zero eksperiencë për t’i përfshirë në këtë aktivitet të pistë ku i mësojnë të zhvasin shtetas të huaj për përfitim të tyre… kryesisht të mashtruarit janë shtetas gjermanë, të cilët binden të investojnë sasi parash me premtim shumëfishimin e tyre duke i mashtruar financiarisht.
Brokerimi në bursa, aktivitet i cili ushtrohet nëpërmjet një brokeri i cili duhet të jetë i licencuar, nënkupton personin ndërmjetësues që vepron në kuadër të klientit në tregun virtual të shit-blerjes së valutave të huaja monetare. Ky rol ushtrohet nga operatorët e call-centerave të punësuar nga bosët shqiptarë që bëhen të artë duke zhvatur të huajt. Paga e një Senior brokeri shkon deri në 50.000€ në muaj.
Bëhet fjalë për skema përfitimi në vlera të frikshme që kapin mbi 70 MLN € çdo muaj të zhvatura nëpërmjet mashtrimit.
Në mënyrë që një kompani shqiptare të vazhdojë aktivitetin e saj në fushën e bursave duhet të jetë e licencuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe të tatohet nga shteti, por ato kamuflohen si Call-Center dhe u vjedhin fitimet e jetës të huajve duke i joshur të investojnë.
Një nga kompanitë shqiptare që ka përfituar MLN € duke mashtruar të huajt është Momentum Group e Flladi Malajt.
Mbase pronari i kompanisë që kamuflon aktivitetin e tij në lokalin tek “Komuna e Parisit”, Casa Mokador. Nuk dihet se kë ka futur “mik” Flladi për të “ligjëruar” brokerimin me anë të QKB.

Nëse do i hidhnim një sy certifikatës së biznesit të tij, diku në mes të veprimtarive ekonomike renditet edhe brokerimi, i cili licencohet vetëm nga AMF por Malaj e ushtron tek zyrat e bar-kafes së tij falë nënpunësit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili i korruptuar ka bërë një sy qorr dhe e ka përfshirë në aktivitet të biznesit.

Malaj e ka ushtruar këtë aktivitet kriminal që në vitin 2019 dhe nuk dihet shifra me shumë zero që ka zhvatur deri më sot.
Çuditërisht shtetit shqiptar nuk i ka rënë në sy ky aktivitet i Malajt, ose thjesht i mungon dëshira për ta vënë në pranga për një sërë veprash penale nisur nga pastrimi i parave, fshehja e të ardhurave, mashtrimi, mospagimi i taksave e shumë të tjera.
Kemi të bëjmë me një “kokë” të rrezikshme në këtë treg zhvatjesh që ose i ka shpëtuar drejtësisë, ose drejtësia refuzon t’i vërë prangat me miliarda të pisëta në duar… Shpresojmë të jetë opsioni i parë.
REAGIMI I FLLADI MALAJT, ZOTËRUESIT TË MOMENTUM GROUP
Paraprakisht, deshiroj te sqaroj sa te mundem keqkuptimin dhe te keqkuptuarin.
Ky sqarim, vjen se bashku me nje ftese te hapur per te gjitha mediat shqiptare, qe te paraqiten me kamerat e tyre prane te gjitha ambienteve ku Momentum Group zhvillon aktivitetin, dhe te vezhgojne nga afer veprimtarite e kompanise sone.
1. Brokerimi ne objektin e aktivitetit te kompanise i referohet aktiviteteve si real estate, tour operator etj, te cilat permblidhen brenda definicionit. Deshiroj te sqaroj keqkuptimin dhe te keqkuptuarin se kompania Momentum Group nuk eshte perfshire kurre ne brokerime te llojeve te tjera vec te siperpermendurave. Thene kjo, nuk ka “mik” per te “ligjeruar” dicka te ligjshme.
2. Adresa e referuar nuk eshte ambient ne te cilin Momentum Group zhvillon aktivitetin e saj. Ftoje kedo te beje saktesisht verifikimet. Mjafton nje shetitje prane ambienteve perkatese per te verifikuar kush dhe cfare aktiviteti zhvillon. ( Sidoqofte eshte qesharake te mendosh sesi mund te kamuflohet nje aktivitet masiv ne nje bar cafe! Bar kafete jane hapsira te hapura per kedo, nuk duket ide e shkelqyer per te kamufluar)
3. Gjuetite e shtrigave per mua ishin histori nga e kaluara. Shtriga nuk ka. Per disa, mullinj ere po. Te permenden e kerkohen koka te prera eshte jo vetem jo etike por edhe jo njerezore.
4. Sado u perpoqa nuk gjej dot asnje argument qe mos te jete qesharak per te legjitimuar sadopak nje sulm te till. Andaj perpara se te kerkohen koka do ishte e udhes te siguroheshim per faktet perndryshe perfundojme leva e agjent te dashakeqesise. Le te ngelet ky artikull si kujtese per kedo qe me rrugetimin e tij do te lere perceptimin se eshte i suksesshem. Kete dhe shume te tjera do merrni ne kembim. Por kurajo, diku ndesh edhe grimca mirenjohje. Kaq mjafton.
5. Demonizimi i industrive dhe bizneseve me kontribut evident publik dhe konform cdo ligji per interesa meskin eshte nje akt i turpshem anti-patriotik.
Per ta mbyllur, deshiroj te sqaroj keqkuptimin dhe te keqkuptuarin jo vetem per definimin por edhe per adresen, se objektivi eshte i gabuar dhe se jam i befasuar nga zelli per tu ngecur ne keqkuptime.
Ju deshiroj me te miren!
Perqafime, Flladi!