Një vajzë e re pësoi një reaksion alergjik ekstrem ndaj mbushësve të buzëve saqë buzët e saj u rritën 'tetë herë' më shumë se madhësia e tyre normale. Kailee Jones nga Philadelphia, Pennsylvania , mori fillers për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, duke ndjerë se buzët e saj ishin në mënyrë disproporcionale të vogla në krahasim me pjesën tjetër të tipareve të fytyrës. 23-vjeçares iu injektua 1 ml në buzët e sipërme dhe të poshtme dhe ajo thotë se brenda një ore pas takimit buzët e saj filluan të fryheshin me shpejtësi.
Ajo beson se kishte një reaksion alergjik ndaj mbushësit dhe thotë se përpjekjet e saj për të qetësuar ënjtjen me akull dukej se e përkeqësuan atë. Vajza kaloi 48 orët e ardhshme në pamundësi për të folur apo pirë normalisht për shkak të 'buzëve'. Shumë nga miqtë e saj theksuan se ënjtja e bëri atë të dukej si personazhi Fungus nga filmi i Disney Pixar, Monsters. Vajza ka ndarë foto tronditëse të buzëve të saj gjigante për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e reaksioneve alergjike ndaj mbushësve. Kailee tha:
Pasi buzët e saj u frynë dhe u bënë jashtëzakonisht të dhimbshme, Kailee thirri mjekun e saj për disa këshilla për të qetësuar ënjtjen. Mjeku e paralajmëroi gjithashtu se asaj rrezikonte t'i mbyllej fyti për shkak të ënjtjes dramatike në buzë. Por fatmirësisht ënjtja filloi të qetësohej pas tre ditësh dhe reaksioni kaloi pa pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm apo për heqjen e mbushësit.
Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA