PAMJE TË RËNDA/ Burri masakron macen me këmbë në fyt, gruaja e pret me qese në dorë për ta “zhdukur”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.03.2022, 21:49

Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Por, ndërsa veprimet mizore të personave që JOQ Albania ka publikuar janë dënuar nga mbarë opinioni publik, masakrimi i kafshëve në vendin tonë vazhdon dhe nuk ka ligj që t’i ndalojë agresorët. Rasti i fundit është regjistruar në Tiranë. ARSA albania ka publikuar një video në të cilën shihet një burrë, teksa godet me këmbë në fyt një mace.

Por, ajo që është akoma më shumë për t’u habitur dhe njëkohësisht ardhur keq është se pranë burrit ndodhet një grua e cila në vend që ta ndalojë atë, mban një qese ne dorë dhe pret që gjithçka të “mbarojë” dhe ta fusi macen brenda për ta “zhdukur”.

Nuk dihen ende arsyet e këtij veprimi barbar, ndërsa në vijim mund të shihni videon në të cilën shfaqet macja duke u masakruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit