Mbështetëse e ‘flaktë’ e Salvinit, dënohet me 3.8 vite burg shqiptarja e njohur si “Zonja e drogës”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.03.2022, 19:07

Autoritetet italiane kanë dënuar me 3 vite e 8 muaj burg shqiptaren e njohur si “Zonja e drogës”, e cila u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi u kap me 450 kilogram drogë. Jona Mullaraj ishte parë shpesh në shoqërinë e ish- zv/kryeministrit italian Mateo Salvini dhe kishte bërë fushatë për partinë e tij. Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit, policia e gjeti drogën në garazhin e Cesano Maderno në via de Medici, ku ishte marrë me qira dhe kontrata ishte nënshkruar nga një grua tjetër.

Pronari i magazinës ku mbahej lënda narkotike, u shpreh në atë kohë se Jona Mullaraj vinte shpesh për të marrë çelësat. Mediat fqinje thonë se ajo u tradhtua nga bashkëpunëtori i saj, pasi ai kishte lajmëruar policinë se kishte ndodhur një vjedhje në Milano. Menjëherë sapo autoritetet kanë mbërritur në zonën që u raportua të kishte ndodhur "grabitja", kanë ndjerë erën e drogës dhe kanë nisur të kontrollojnë në shtëpinë e saj. Fillimisht i kanë gjetur një sasi lënde narkotike prej 80 kg.

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit