Nazim Bushi thotë “do të shohim” për uniformat shqip të “Tigrave”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2022, 13:15

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka komentuar sot ndryshimet e Dekretit me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë, ky dekret, siç deklaroi kohë më parë ministri Oliver Spasovski nuk do t’i përfshirë edhe njësitin “Tigrat”, pasi siç tha ato veprojnë në nivel shtetëror, e ndërkaq Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%,raporton tv21.

Bushi tha se zbatimi i shqipes në uniformat policore do të jetë në përputhje me Dekretin që buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe me Marrëveshjen Ohrit.

“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjen së Ohrit. Kështu që do të shohim”, tha Bushi.

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit