Arjola Demiri aktorja dhe ish-banorja e BBV është një ndër vajzat më të komentuara. Por çfarë statusi dashurie ka Arjola? Sipas letrave tarot të lexuara në “VIP Tarot”, Arjola është në kërkim të një parteri që duhet t’i përshtatet shpirtërisht. Veç kësaj në letra thuhet se Arjola ka lënë përgjysmë një lidhje dashurie, dhe nuk dihet se a do të vazhdoj. Aktorja Arjola Demiri ka qenë në qendër të vëmendjes herë pas here me deklaratat e saj në shtëpinë e BB në lidhje me vështirësitë që ka kaluar dhe ndarjen me të shoqin.