Bashkia Shkodër “lëshon dorën”, 150 milionë për artikuj ushqimorë në tenderin pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.03.2022, 22:27

Nuk është e thënë që abuzimet me tenderat të bëhen vëtëm nga institucionet qëndrore apo nga Bashkia Tiranë. Duket se as Bashkia Shkodër nuk ngelët mbrapa kur vjen puna për t’i gjetur vendin milionave që qarkullojnë nga taksat e shqiptarëve. Madje abuzimi me tenderin shkon deri aty sa vihet dorë edhe në paratë që shkojnë për ushqimin e fëmijëve të çerdheve dhe kopshteve të qytetit të Shkodrës.

Por çfarë ka ndodhur? Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve e cila është në varësi të bashkisë Shkodër. Ky institucion ka organizuar një tender me objekt “Blerje artikuj ushqimorë” i cili ka si fond limit vlerën prej 12.750.070 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi në fjalë është i dyshimtë për disa arsye.

Së pari vihet re se kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani. Bëhet fjalë për firmën SEAD-SGS në pronësi të shtetases Entela Lici. Kjo firmë ka ofruar vlerën prej 12.705.450 lekë të reja pa TVSH ose rreth 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht duke mos patur asnjë konkurrencë, kjo firmë është shpallur edhe fituese e tenderit.

Por nëse hulumtojmë dokumentacionin vihet re se titullari i autoritetit kontraktor ka të njëjtin mbiemër me pronaren e kompanisë që fitoi këtë tender, Lici. Nga ana tjetër vihet re se vlera e shpallur fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit të tenderit. Madje diferenca është shumë e papërfillshme, pasi vlera fituese rezulton të jetë sa 99.65%. Nga të gjitha sa parashtruam më sipër, lindin dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit